E thotë presidenti, Mintzlaff: Werner nuk largohet nga Leipzigu
Nuk është më sekret që Timo Werner është në qendër të merkatos së Europës, ku Real MAdrid, Arsenal, Chelsea apo Bayerni I Mynihut janë në gjurmët e sulmuesit të Leipzigut. Presidenti i klubit, Oliver Mintzlaff, hedh poshtë çdo mundësi largimi, të paktën në janar, për sulmuesin 21-vjeçar, duke sqaruar se ka patur një takim me Bayernin. Ai deklaroi se me Rummeniggen ka biseduar për shumë gjëra, por asnjë fjalë për Werner, i cili është i blinduar nga klubi me një kontratë deri në vitin 2020.



