E zbulojnë paparacët, Belen në një lidhje me një basketbollist!
Mediat rozë në Itali tashmë nuk kanë më dyshime. Belen Rodriguez disa muaj pas ndarjes nga piloti i Aprilas në Moto Gp Andrea Iannone ka gjetur sërish shpirtin e saj binjak. Edhe këtë herë Belen nuk është i ndarë sportit dhe nga një pilot i garave me motorë ka kaluar te një basketbollist. Modelja dhe njëkohësisht bukuroshja argjentinase është në një lidhje me basketbollistin italo-argjentinas Bruno Cerella. Ajo që flitej se ishte thjeshtë një flirt mes tyre pasi ishin parë bashkë nga paparacët që në tetorin e kaluar, është kthyer në diçka serioze, pasi Bruno dhe Belen janë fotografuar duke darkuar në një restorant bashkë me nënat e tyre dhe në këtë darkë nuk kanë munguar as përkëdheljet dhe përqafimet mes çiftit, skena që vërtetojnë edhe lidhjen e tyre.










