E zbulon agjenti i belgut: Lukaku ishte një lojtar i Juventus, kishte folur edhe me Sarrin
Romelu Lukaku u rikthye këtë verë te Chelsea pas një eksperiencë dyvjeçare te Inter, mirëpo karriera e belgut mund të kishte marrë një rrjedhë krejtësisht të ndryshme. Këtë e zbulon vetë agjenti i sulmuesit, Federico Pastorello i cili thekson se në vitin 2019, Lukaku kishte një marrëveshje me Juventus, madje lojtari kishte komunikuar edhe me Cristiano Ronaldon apo trajnerin Maurizio Sarri.
Por, ai që “hodhi në erë” tratativën ishte Paulo Dybala, teksa argjentinasi nuk pranoi të transferohej në Manchester dhe në këtë formë, Lukaku përfundoi te Inter.
“Në vitin 2019 Lukaku ishte një hap larg transferimit te Juventus. Marrveshja me Inter në atë moment ishte bllokuar pasi dukej se presidenti i zikaltërve, Zhang nuk do të përmbushte kërkesat e Manchester United. Ndërkohë, bardhezinjtë kishin akordin me bardhezinjtë që në shkëmbim të Lukakut do të jepnin Dybala dhe Mandzukic.
Madje, Lukaku kishte folur edhe me Ronaldon apo trajnerin Sarri. Por, ndoshta Dybala dhe United nuk ishin shumë të bindur dhe nuk arritën marrëveshjen. Më pas me Marottan dhe Conten bindëm Zhang të rriste ofertën për Lukakun dhe më pas ai transferim bëri që të zhvendoseshin balancat në Serie A”, u shpreh Pastorello.



