Wanda replikon me Spallettin: S’është nevoja ta tregojë publikisht respektin…
Wanda Nara replikon menjëherë në emisionin Tiki Taka me Luciano Spallettin, i cili pas humbjes me Lazion deklaroi se është e turpshme te negociosh për ta rikthyer në skuadër Mauro Icardin.
“Mauro është mësuar që të dëgjojë shumë gjëra, ai dëshiron të shënojë dhe të bëjë mirë për Interin.”
Të gjithë presin grumbullimin e tij për ndeshjen me Genoan.
“Është gati, varet thjesht nga vendimi i trajnerit. Në “San Siro” e mbështeste skuadrën ashtu siç ndodhte kur e shihnim ndeshjen në televizor. Ai ka respekt për shokët dhe këtë nuk është nevoja ta thotë publikisht.”



