Kategoria Superiore

Ecuri identike në pesë ndeshjet e fundit, Skënderbeu-Dinamo premton luftë për mbijetesë

Në orën 16:45 vëmendja do të jetë e spostuar në stadiumin Skënderbeu, aty ku vendasit presin Dinamon në ndeshjen përmbyllëse të javës së 24-tërt të Abissnet Superiore. Gjendja e të dyjave ekipeve në këtë përballje është tejet e rënduar, me kryeqytetasit që renditen të parafundit dhe juglindorët të cilët mbyllin klasifikimin.

Diferenca mes skuadrës së Bledar Devollit me atë të Migen Memellit është vetëm tre pikë, ndaj jo më kot sfida shihet si vendimtare për fatet e mbijetesës në elitën e futbollit shqiptar. Sakaq, vlen të theksohet se Dinamo dhe Skënderbeu kanë të njëjtën ecuri në pesë javët e fundit të kampionatit, me të dyja skuadrat që kanë regjistruar katër humbje dhe vetëm një barazim.

Sa i takon dy ndeshjeve të para, Dinamo është në avantazh duke qenë se nuk është mposhtur në asnjë prej tyre , teksa kanë fituar 0-1 në Korçë dhe më pas kanë barazuar pa gola në Elbasan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency