Futboll

Ecuria negative, kampionët e Turqisë bëjnë “rokadë” në stol

Besiktas fitoi titullin e 16-të në histori sezonin e kaluar, por ekipi turk ka zhgënjyer të gjithë tifozët në këtë sezon. Besiktas renditet në vend të tetë, ndërkohë që diferenca me Trabzonsporin kryesues është 24 pikë!

Ekipi nga Stambolli u eliminua edhe nga Kupa e Turqisë, teksa drejtuesit kanë shkarkuar trajnerin Onder Karaveli, i cili mori drejtimin e Besiktas më 13 janar dhe duke e mbyllur aventurën me 12 ndeshje.

Trajneri i ri është zgjedhur Valerien Ismaël, i cili ka punuar me klube si WBA apo Wolfsburg. 46-vjeçari francez ka firmosur deri në verën e vitit 2023 me bardhezinjtë turq.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency