Premier League

Edhe Anglia “ndan mendjen” për VAR-in, ja kur fillon aplikimi

Teknologjia ndihmëse e arbitrimit, e njohur ndryshe si Video Assistant Referee (VAR) po fiton terren gjithnjë e më shumë në liga të ndryshme europiane dhe botërore.

Kështu pas përdorimit këtë verë në “Rusi 2018”, UEFA do të fillojë testimin më datë 20, në miqësoren mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara, për të “ndezur dritën e gjelbër” të aplikimit të VAR-it edhe në kompeticionet europiane.

Aktualisht, nga 5 ligat më të forta europiane, vetëm kampionati anglez vijon t’i besojë gjykimit të arbitrit, duke qëndruar larg aplikimit të sistemit ndihmës, që ka rezultuar i suksesshëm në shumë raste të diskutueshme.

Gjithsesi, gjatë ditës së sotme, drejtuesit e klubeve angleze kanë rënë parimisht dakord, që të instalojnë sistemin VAR, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, 2019-2020, ndërsa tashmë mbetet që të merret edhe vendimi zyrtar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency