Kategoria Superiore

Edhe Çinari e mposht koronavirusin, asnjë i prekur te Partizani!

Te Partizani tashmë nuk ka më asnjë lojtar të prekur me Covid-19. Edhe Erald Çinari e ka hedhur pas krahëve koronavirusin teksa testi i dytë të cilit i është nënshtruar sulmuesi shkodran ka rezultuar negativ me Çinarin që është shëruar nga Covid-19.

“FK Partizani njofton se lojtari Erald Çinari, ka kaluar me sukses testin e tamponit pasi ka rezultuar negativ. Sulmuesi 23 vjeçar i është nënshtruar testit të radhës dhe ka marrë përgjigjen, duke dalë negativ”, shkruan klubi i Partizanit në faqen zyrtare.

Më herët te Partizani janë shëruar nga koronavirusi, Dejan Boldor, Besnik Ferhati, Esat Mala dhe Kristi Kote.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency