Champions League

“Edhe City luajti futboll prehistorik, u bënë gardh në mbrojtje”, presidenti i Atleticos thumbon Guardiolën

Atletico Madrid zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë, por nuk ia doli të shënonte golin që do dërgonte në shtesa sfidën çerekfinale të Champions League kundër Manchester City.

Në “Wanda Metropolitana” u zhvillua një betejë e vërtetë, por takimi i kthimit nuk prodhoi gola dhe në fund festuan djemtë e Pep Guardiolës pas suksesit minimal në shtëpi.

Kampionët e Spanjës janë kritikuar pafund këto ditë për shkak të futbollit mbrojtës, por një gjë të tillë e bënë “Cityzens” në pjesën e dytë të takimit të së mërkurës në mbrëmje.

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo thumboi kundërshtarët anglezë dhe trajnerin katalanas në prononcimin për Radio Marca, teksa konfirmoi Diego Simeonen në stolin e “Colchoneros”.

Nëse do të kishim pak më tepër fat, do të ishim kualifikuar në gjysmëfinale. Sa keq që nuk shënuam dot dhe nuk e dërguam sfidën në shtesa. Ne jemi një ekip që ka histori.

Mund të na kritikojnë dhe ofendojnë, por në fund u tregua se secili ka prehistorinë e tij. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, sulmuam, por City luajti si në periudhën prehistorike.

Të gjithë e panë që ata u bënë mur në mbrojtje për të mos pësuar gol. City ishte një ekip tërësisht mbrojtës. Ata gjuajtën vetëm njëherë në portën tonë në pjesën e dytë.

Simeone? Nga pikëpamja njerëzore dhe sportive, Cholo nuk mund të kritikohet. Ai do të vazhdojë me ne, ai është fitues dhe do të jetë me ne sa të dojë”, theksoi presidenti i Atletico Madrid.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency