Formula 1

Edhe Formula 1 braktis Rusinë, njofton zyrtarisht anulimin e kontratës

Formula 1 ka ndërprerë kontratën e saj me Rusinë për zhvillimin e çmimit të madh, pas situatës së krijuar nga pushtimi që po i bëhet Ukrainës. F1 tashmë anuloi garën e këtij viti, e cila ishte planifikuar të mbahej në Sochi më 25 shtator. Pas diskutimeve gjatë javës, bordi drejtues mori hapin më tej dhe i dha fund një kontrate që vlente deri në vitin 2025.

“Formula 1 mund të konfirmojë se ka ndërprerë kontratën e saj me Rusinë për zhvillimin e Çmimin të Madh. Rusia nuk do të ketë garën e saj në vijim”, thuhet në deklaratën e F1.

Katër herë kampioni i F1, Sebastian Vettel dhe disa pilotë të tjerë thanë javën e kaluar se nuk do të kishin garuar në Rusi edhe nëse F1 do të kishte vendosur të shkonte atje, të cilat me sa duket e kanë bindur bordin drejtues e F1 se duhet të marrë masën drastike, për të shkuar po ashtu në të njëjtën linjë dhe me organet drejtuese të sporteve të tjera, të cilat po ashtu kanë marrë masa pas pushtimit të Ukrainës ndaj Rusisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency