Serie A

Edhe Milani gëzohet për kartonin e kuq të Di Marias…

Angel Di Maria mori kartonin e kuq të parë me fanellën e Juves në ndeshjen që Juventusi e humbi 1-0 ndaj Monzas. Argjentinasi reagoi ashpër ndaj Armando Izzos pas një faulli të pësuar, duke e goditur kundërshtarin me bërryl në gjoks.

Për arbitrin Maresca nuk kishte dyshime: karton i kuq direkt për Di Marian, me Juventusin që luajti e 10 lojtarë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Një tjetër goditje për Massimiliano Allegrin ashtu edhe për numrin 22 të Juventusit, që në ditët në vijim do të marrë një skualifikim që mund të jetë mjaft i rëndë.

Në rast në raportin e arbitrave është shkruar se Di Maria ka pasur sjellje josportive serioze, do të dënohej me ndeshje pezullim. Në rast se konstatohet sjellje e dhunshme, raundet e skualifikimit do të rriten në tre.

Me dy ndeshje pezullim argjentinasi do të humbasë dy ndeshjet e kampionatit kundër Bolonjës dhe Milanit.

Nëse do të njihet sjellja e dhunshme, përveç ndeshjeve kundër Bolonjës dhe “Djallit”, argjentinasi do të humbasë edhe derbin kundër Torinos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency