Merkato

Edhe Monaco në garë për Mertens, ofertë tunduese nga Franca!

Dries Mertens i cili ishte deçiziv në sfidën mes Cagliarit dhe Napolit, ndeshje në të cilën realizoi golin e tij të 120-të me fanellën e kaltër dhe tashmë është vetëm 1 gol larg rekordit të Marek Hamsik golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. 33-vjeçari belg për momentin nuk po bie dakord me Napolin për rinovimin dhe sëfundmi në skenë për të ardhmen e tij ka dalë Monaco që i ofron një kontratë 2-vjeçare deri në 2022-in, nga e cila mund të përfitojë 15 milionë euro në total, 5 milionë euro në momentin e firmës me klubin nga principata dhe 10 milionë euro si pagë vjetore për 2 vite, tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e Dries Mertens.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency