Edhe Reali do Jovic, por Frankfurti refuzon 50 mln euro!
Është edhe Reali i Madridit në garën për të firmosur me talentin serb Luka Jovic. Madje Los Blancos e kanë bërë ofertën e tyre të parë në drejtim të Eintracht Frankfurt për të marrë shërbimet e sulmuesit ballkanas. 50 milionë euro është shifra që ka vendosur në tryezë klubi merengues, një shifër e konsiderueshme por që gjithsesi është konsideruar e ulët nga drejtuesit e klubit gjerman të cilët për Jovic kërkojnë minimalisht 80 milionë euro. Mbetet për t’u parë nëse Reali i Madridit do të avancojë me një tjetër ofertë me shifra më të larta apo do të heqë nga serbi për të parë për alternativa të tjera.



