Premier League

Efekti “Mourinho”, Manchester United “shfryn” me Cardiffin

Efekti “Mourinho” ndihet që në ndeshjen e parë të Manchester United pa portugezin në stol. “Djajtë e Kuq” shkatërruan 1-5 Cardiffin në transfertë, duke dhënë një sinjal të qartë se problemin e kishin me 55-vjeçarin.

Rashford, Ander Herrera, Martial dhe Jessie Lingard dy herë, ishin autorë të golave të United, ndërsa finalizimi i Camarassa me 11-metërsh u vlejti vetëm për statistike vendësve.

Duket sikur norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer kishte shkopin magjik për të ndryshuar atmosferën te “Djajtë e Kuq”, që me sa kuptohet edhe nga rezultati i këtij takimi inatin e kishin me Mourinhon.

Manchester United po nis ndoshta një epoke të re me “vrasësin me fytyrë fëmije” në stol, ish-futbollist i “Djajve të Kuq”, që e njeh mirë ambientin dhe karakterin e kësaj skuadre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency