Kategoria Superiore

Egbo: Fillimi i mbarë na rrit besimin, Sasraku si Ngoo!

I kënaqur për tre pikët, por edhe  shumë për lojën e skuadrës së tij duke përjashtuar disa fragmente. Megjithatë për Emanuel Egbo në këto javë të para të kampionatit të rëndësishme janë pikët. Në mikrofonin e Supersport, trajneri nigerian i Tiranës e analizoi kështu sfidën e fituar me rezultatin 2-0 ndaj Kukësit.

“Fillim i mbarë për ne. U thashë djemve që ta nisim mirë. Fillimi i mbarë, gjysma e punës. I përgëzoj për shpirtin e lartë të garës. Luftuan shumë dhe mund ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë, nëse Muçi do shënonte”.

“Lojtarët e rinj kanë gati dy muaj që janë bashkuar me ekipin. Sa më shpejt të ambientohen, aq më mirë do të jetë për ne dhe për skuadrën. I gjithë ekipi luftoi për njëri-tjetrin. Kjo është diçka e rëndësishme. Duhet të jemi grup, nuk kanë rëndësi emrat”.

“Nga fundi i pjesës së parë u futëm në eufori. Duhet të dimë ta menaxhojmë lojën dhe ta mbyllim ndeshjes. Nëse nuk shënon, atëherë e pëson. Tottenham nga 3-0 barazoi në derbi. Duhet të jemi me këmbë në tokë gjatë gjithë lojës”.

“Nuk kemi humbur pikë referimi, kemi Derrick Sasraku. Ai di ta mbajë topin, tërheq kundërshtarin dhe bën spondin. Është herët për ta gjykuar atë. Po e ndihmon shumë ekipin. Fituam me dy goditje standarde. Nuk ka rëndësi si fiton, rëndësi ka që morëm pikët. Ndeshjen tjetër mund ta fitojmë me raste”.

“Jam i kënaqur me Najdovksin, por edhe me të tjerët. Muçi krosoi në mënyrë perfekte. Asistet ishin perfekte. Krosat e mire i shfrytëzojnë ata që i nuhasin golat”, përfundoi Egbo.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency