Egbo: S’ka vend për hakmarrje, pres një kampionat me shumë rivalitet
Tirana-Teuta, një ndeshje për Superkupën, por dhe një mundësi për revansh. “Djemtë e Detit” u hoqën mundësinë bardheblutë për të bërë bis trofesh, por Egbo nuk e sheh përballjen e radhës si një shans për hakmarrje.
Jo hakmarrje ndaj Teutës: “Nuk e shoh si hakmarrje ndeshjen e Superkupës. E shoh si ndeshje që shënon fillimin e sezonit. Do të futemi në fushë mendjen për ta fituar, por është thjesht një ndeshje.
Kampionat me rivalitet: Teuta për titull? Janë edhe ekipet e tjera pjesëmarrëse në Europë, është diçka pozitive për kampionatin shqiptar që ka ekipe që kalojnë ture në kupat e Europës. Me këtë arritje dhe besimin që kanë treguar në Europë, besoj se do të kemi nja kampionat më të fortë.
Afrimet e verës: Kemi marrë lojtarë të mirë, duke nisur që nga qendërmbrojtësi Filip. Ndoshta ka lojtarë të rinj duan pak më shumë kohë që të ambientohen. Të gjithë lojtarët që kemi marrë bëjnë diferencën.
Lika apo Bekaj? Është diçka e mirë që Tirana ka pasur 2-3 portierët më të mirë dhe që kanë luajtur në vazhdimësi, do të shohim. Rëndësi ka që kemi portierë që mund ta mbrojnë shumë mirë portën e Tiranës. Kush vazhdon dhe kush qëndron, është diçka tjetër. Kam qenë vetë portier dhe e di shumë mirë që luan ai që e meriton.



