Kategoria Superiore

Egnatia godet sërish në merkato, firmos me një mesfushor nga Maqedonia e Veriut

Në orët e fundit të merkatos së janarit, Egnatia bën një tjetër goditje, pasi ia ka dalë të firmosë me Filip Duranskin, mesfushor 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Trajneri Zekerija Ramadani konfirmoi akordin me të në emisionin “Gol pas Goli” në SuperSport, teksa në orët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i mesfushorit, që do të vihet në dispozicion të stafit që nga dita e nesërme.

Mesfushori i lindur në Shkup, është rritur te moshat e Slavias së Pragës, ndërsa më pas ka veshur edhe fanellat e klubeve si Mlada Bolesval, Rabotnicki, Sileks, etj., dhe së fundi ka qenë pjesë e Sevan në kampionatin armen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency