Kategoria Superiore

Egnatia-Kastrioti, një perballje direkte për mbijetesën!

Egnatia dhe Kastrioti ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë këtë sezon. Padyshim që do e kërkojnë me ngulm në këtë sfidë të drejtëpërdrejtë që ju ofron java e katërt e Abissnet Superiores këtë të shtunë. Një barometër për formacionin e Maganit dhe atë të Ndreut, dy trajnerë me eksperiencë që i njohin vështirësitë e këtij kampionati dhe që e dinë mirë se në sfida të drejtëpërdrejta si kjo llogaritë e pikëve janë edhe më të vlefshme. Për Egnatian, një skuadër e mirëinvestuar për kthimin në Superiore një faktor i rëndësishëm është ai i fushës pasi luajnë përballë publikut vendas, ndërsa formacioni krutan në takimin e fundit, arriti të ndalte Tiranën, çka ka shërbyer për të qetësuar atmosferën në kampin e Ndreut.

Trajnerit i duhet të merret me një listë të gjatë mungesash, dhe shqetësim kryesor për këtë sfidë përbën Lukman Husein, një ndër lojtarët më me eksperiencë dhe njëkohësisht polyvalent që do të tentohet të rikuperohet deri në fund. Është e qartë se bëhet fjalë për një sfidë mes atyre pak skuadrave që të paktën në këtë nisje të sezonit, nuk pretendojnë objektivat madhorë, Egnatia dhe Kastrioti në këtë kampionat duhet të sigurojnë pikë së pari mbijetesën, cka rrit dozat e rivalitetit për një ndeshje për të mos u humbur në ekranin e Supersport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency