Egnatia kryen goditjen e parë në merkato, firmos me ish-sulmuesin e Deçiç
Egnatia ia doli të qëndronte në elitën e futbollit shqiptar teksa mbijetoi në ndeshjen e Play-Out ndaj Korabit. Tashmë, rrogozhinasit do të nisin nga puna për sezonin e ardhshëm për të përforcuar organikën e trajnerit Edlir Tetova. Kështu, klubin ka mbyllur goditjen e parë në merkato ndërsa ka firmosur me Ilir Camajn.
Sulmuesi u prezantua nga presidenti Agim Demrozi dhe në praninë e drejtorit të ri sportiv, Ndriçim Shtubina. 25-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare me rrogozhinasit ndërsa më herët është aktivizuar me Deçiç në Malin e Zi. Sakaq, eksperienca e fundit e Camajt ka qenë në Omar me skuadrën e Dhohar Club.



