Kategoria Superiore

Egnatia në merkato, rrogozhinasit transferojnë një mbrojtës nga Maqedonia e Veriut

Egnatia ka nisur herët nga puna për sezonin e ardhshëm që rrogozhinasit i gjen sërish në elitën e futbollit shqiptar, Abissnet Superiore. Drejtuesit e klubit janë tregua mjaft aktiv në merkato teksa deri më tani kanë zyrtarizuar Ilir Camajn, portierin Alen Sherri si dhe Emiljano Mustën.

Së fundmi, rrogozhinasit kanë menduar edhe për prapavijën teksa kanë mbyllur marrëveshjen me një mbrojtës. Fjala është për futbollistin Nehar Sadiki i cili sezonin e fundit u aktivizua në Maqedoninë e Veriut ku ishte pjesë e klubit të Borec.

Në të kaluarën, 24-vjeçari nga Kumanova është aktivizuar edhe në kampionatin maltez me skuadrën e Hamrun Spartans apo me Renovën. Por, tashmë për herë të parë do të provojë një eksperiencë në Superiore, pasi është bërë afrimi më i fundit në skuadrën e Egnatias dhe do të jetë pjesë e organikës së rrogozhinasve të trajnerit Edlir Tetova në sezonin e ri.

Prezantimi i Sadikit:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency