Egnatia nis punën për sezonin e ri, rinovon me sulmuesin njohur
Egnatia nis punën për sezonin e ri, teksa mbrëmjen e sotme ka konfirmuar divorcin me trajnerin Zekerija Ramadani, me këtë të fundit, që dha lajmin vetë pak ditë më parë.
E në pritje për të mësuar emrin e trajnerit të ri, klubi nga Rrogozhina ka arritur marrëveshjen për rinovim me sumuesin Dzon Delarge, i cili do të veshë fanellën e Egnatias edhe për sezonin e ardhshëm.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të rinovojë kontratën me sulmuesin Kongolez Dzon Delarge.
Sulmuesi do të vijoj të kontribuojë edhe për një sezon me skuadrën tonë në arritjen e objektivave sezonal”, thuhet nē komunikatën e klubit.



