Eintracht Frankfurt fiton garën me Milanin, gjermanët prezantojnë sulmuesin francez
Eintracht Frankfurt ka nisur që të mendojë për merkaton e verës që tani, teksa ka zyrtarizuar afrimin e parë. Randal Kolo Muani do të jetë pjesë e skuadrës gjermane deri në vitin 2027 me Eintracht Frankfurt që ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi 23-vjeçar është pjesë e Nantes dhe do të qëndrojë deri në fund të edicionit tek ekipi francez, megjithatë duke nisur nga 1 qershori ai menjëherë do të udhëtojë drejt Gjermanisë ku do të bëhet pjesë e skuadrës që drejtohet nga Oliver Glasner.
Sulmuesi ka realizuar 9 gola këtë edicion duke spikatur me skuadrën e Nates, e duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave në Europë, por gjermanët janë treguar më të zotë, duke arritur marrëveshjen e duke e zyrtarizuar duke mos pritur dot deri në fund të edicionit.
Milan ishte një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e Kolo Muani, megjithatë kuqezinjtë nuk ia dolën që të bindin 23-vjeçarin për t’u transferuar në Milano të Italisë.




