Kategoria Superiore

“Ekip amatorësh”/ Shkëmbi i përgjigjet Demollarit: Respekt për ju, por futbolli flitet në fushë

Në prag të ndeshjes së javës së 19 për Abissnet Superiore kundër Kastriotit, trajneri i Dinamos Bledi Shkëmbi ka zbuluar gjendjen e skuadrës së tij.

Në konferencën për mediat, tekniku theksoi se “blutë” e kryeqytetit nuk kanë bërë më të mirën e mundshme, teksa më pas shtoi se qëllimi është që të ngrihen sa më shumë me pikë.

Kritikave të legjendës së “Nëndetëses Blu”, Sulejman Demollarit, i cili i quajti ekip amatorësh, Shkëmbi iu përgjigj duke thënë se e respekton mendimin e tij, por theksoi edhe se futbolli flitet në fushë dhe jo në deklarata.

Faza e dytë

E drejtë nuk kemi pasur to rezultate dhe pikë që ne kërkonim, pavarësisht problemeve që kemi pasur, jam i bindur që skuadra është e ndryshme nga ajo e sezonit që kaloi dhe kam besim që pikët do të vinë sepse mendoj atë çka kemi dhënë në fushë si kemi luajtur dhe meritonim ndonjë pikë më shumë, por futbolli kështu është dhe ne e dimë.

Kastrioti

Është një kundërshtar shumë specifik, që në çdo ndeshje jep maksimumin, një kundërshtar agresiv në kuptimin e mirë të fjalës dhe me trajnerin e e ri kanë bërë më mirë. Është e drejtë që ne na duhen pikët, kemi fituar dy ndeshje dhe mendoj se ne jemi më mirë.

Mbijetesa

Nuk mendoj se ne do të kemi rrezik për të luftuar për mbijetesë, ne duam të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të ngjitemi sa më lartë dhe e dimë që kjo bëhet duke fituar ndeshje, pavarësisht që nuk fituam ndaj Egnatias, nuk arritëm ta bëjmë por shpresoj ta bëjmë nesër.

Merkato e dimrit

Të tre këta lojtarë po vijnë nga dita në ditë duke u rritur, akoma nuk janë në 100% po na ndihmojnë shumë dhe po bëjnë stërvitje që të vijnë në formë. Sidomos Lilaj mendoj që po bën shumë mirë, Rexhinaldo ka një program të vetin, por kemi pasur dhe probleme shëndetësore me Imamin që tani është kthyer edhe Sofranac nuk është në gjendje, por megjithatë nuk duhet të justifikohemi.

Kritikat e Demollarit për Dinamon, ekip amatorësh

Janë fjalët e një emri të madh të futbollit shqiptar, unë personalisht kam pas një takim dhe kemi folur nga afër, çdo fjalë që do të na thotë në duhet të na kthehet si një këshillë për të bërë më të mirën, kushdo që flet ne duhet ta shohim si mësim nga kushdo, e jo më Demollari, pasi futbolli flitet në fushë dhe jo nëpër deklarata.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency