Kategoria Superiore

Ekskluzive/ Feijao kalon vizitat mjekësore, detajet e marrëveshjes me Soligorsk

Vitor Feijao transferohet në Bjellorusi te Shakhtyor Soligorsk. Sulmuesi brazilian spikati te Kukësi në sezonin e tij debutues në Europë dhe kampionët e Bjellorusisë nxituan ta bënin pjesë të tyre.

Supersport mëson se Feijao kalon te Shakhtyor Soligorsk në huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që në arkat e Kukësit kanë shkuar për momentin 50 mijë euro.

Verilindorët shpresojnë që braziliani të shkëlqejë me bjellorusët dhe më pas të shitet përfundimisht, çka do të bënte që të ardhura të tjerë të rëndësishme të përfitoheshin prej tij.

Sulmuesi anësor tashmë ndodhet në Bjellorusi dhe ka kaluar vizitat mjekësore, ndërkohë që ka mbetur vetëm firma dhe njoftimi zyrtar i klubit të ri.

Feijao te Kukësi sezonin e shkuar u aktivizua në 32 ndeshje, 29 prej tyre si titullar. Ai ishte një nga pikat e forta të verilindorëve, duke shënuar 6 gola e duke dhënë 4 asiste.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency