Ekuadori në ankth për pjesëmarrjen në Botëror, çështja Castillos apelohet në CAS
Ekuadori siguroi të drejtën për të garuar në Kupën e Botës Katar 2022, megjithatë deri më 10 nëntor do të duhet të rrijë gjithë ankth, pasi mund të përjashtohet, për t’u zëvendësuar nga një tjetër vend amerikano-latin.
Gjithçka lidhet me aktivizimin e kolumbianit Castillo, i cili ka ndryshuar datën e lindjes dhe nuk mund të përfaqësonte Ekuadorin, ndaj Kili e Peruja kanë apeluar vendimin për të lënë në Katar 2022 Ekuadorin.
Të dy federatat amerikano-latine kanë kërkuar nga CAS-i që të shprehet me një vendim final brenda datës 10 nëntor, pra 10 ditë para startit të Kupës së Botës dhe deri atëherë Ekuadori do të duhet të presë në ankth.
Nëse aktivizimi i Castillos cilësohet i parregullt, atëherë Ekuadorit i hiqen pikët vendin e katërt e merr Kili, që është edhe përfaqësuesja me më shumë shanse për të shkuar në Botëror.



