Ekzaltimi i Spallettit: Gjithmonë do të kërkojmë fitoren
Luciano Spalletti vijon ecurinë e rezultateve pozitive me Interin e tij, teksa ka marrë plot 26 pikë në 10 javët e para dhe nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.
Në opinionin sportive, ish trajneri i Romës cilësohet si lideri dhe blerja më e mirë e zikaltërve në këtë merkato verore, por vetë Spalletti gjithmonë e ka kaluar vëmendjen te futbollistët e tij.
Pas fitores së fundit 3-2 ndaj Sampdorias, që pavarësisht rezultatit, nxorri në pah Interin më të mirë të sezonit dhe i çoi zikaltrit përkohësisht në krye të renditjes, Spalletti nuk e fshehu gëzimin e tij.
Në një status në llogarinë e tij në Instagram , trajneri i Interit ka edhe një mesazh për të gjithë tifozët zikaltër, ku thekson se për interistët, fitorja është detyrim në çdo takim.



