Futboll

“El Loco” refuzon ofertën e River Plate, ka vetëm një skuadër në zemër

Skuadra e njohur argjentinase, River Plate, është në kërkim të një zëvendësuesi për Marcelo Gallardon, i cili pak ditë më parë njoftoi se do të largohet nga klubi me qendër në Buenos Aires.

“Millonarios”, sipas shtypit argjentinas, kanë kontaktuar me Marcelo Bielsën, por përgjigjja e “El Loco” (i çmenduri) ka qenë negative. Arsyeja është e fortë: Bielsa nuk dëshiron të drejtojë një ekip tjetër përveç Newell’s Old Boys, që i vënë stadiumit të vet emrin e tij.

Detyra e fundit e Marcelo Bielsës së trajner ishte në Premier League, në krye të Leeds United, skuadra nga ku u largua në fund të janarit të këtij vitit pas një serie prej katër humbjesh radhazi.

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency