Europa League

Eliminimi nga West Hami, tifozët e Lyonit gjejnë fajtorin dhe kërkojnë ndëshkimin

Pas dështimit në kampionat, ku pozicionohet në vendin e 10 me 46 pikë, skuadra e Lyonit është eliminuar edhe nga Europa League, pasi u mposht nga anglezët e West Ham me rezultatin 0-3 në Francë.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e skuadrës franceze të shpërthejnë në stadium e më pas në rrjetet sociale, duke identifikuar trajnerin Peter Bosz si shkaktar të sezonit të dobët dhe duke kërkuar shkarkimin e tij.

Europa League ishte rruga e vetme e Lyonit për të dalë në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm, pasi nëpërmjet kampionatit duket gjithçka shumë e komplikuar, kur kanë mbetur edhe 7 javë nga fundi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency