Serie B

Emanuele Ndoj, me Brescian deri në vitin 2022

Emanuele Ndoj rinovon kontratën me Brescian në Serinë B. Mesfushori 21-vjeçar shqiptar ka nënshkruar marrëveshjen e re që e mban të lidhur me skuadrën lombarde edhe për 4 vitet e ardhshme. Në komunikatën e publikuar nga klubi italian shkruhet:

“Brescia është e lumtur të njoftojë se është arritur marrëveshja me Emanuele Ndojin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2022. 21-vjeçari vendosi të qëndronte edhe pse kishte oferta nga skuadra të tjera. Emanueles i urojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen me fanellën e “dallëndysheve”.”

I lindur në vitin 1996, Ndoj gjatë sezonit të fundit është aktivizuar në 22 ndeshje me Brescian, ndërsa me Shqipërinë ka shënuar një gol, atë në miqësoren e humbur 1-4 me Ukrainën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency