Merkato

Emergjenca e Aston Villas, kërkohet një portier dhe një sulmues

Aston Villa në emergjencë nga dëmtimet. Drejtuesit e klubit kanë vënë prioritet blerjen e një portieri dhe një sulmuesi pas dëmtimeve të Tom Heaton dhe Wesley, të cilët kanë mbyllur sezonin para kohe.

Për portën, trajneri Dean Smith kërkon një lojtar me eksperiencë dhe i preferuari mbetet Joe Hart, i cili nuk luan te Burnley dhe do ta pranonte menjëherë një sfidë të tillë. Për sulmin drejtuesit kanë zgjedhur Michy Batshuyi, por Chelsea nuk dëshiron të dobësohet në janar në repartin ofensiv.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency