Emergjenca e Coronavirusit, ndalohet fluturimi i Romës drejt Spanjës
Emergjenca e Coronavirusit bllokon fluturimin e Romës drejt Spanjës, për të luajtur ndeshjen e Europa League-s kundër Sevillas. Komunikimi i lajmi u bë nga vetë klubi italian, që sqaron në faqen zyrtare se nuk mund të udhëtojë drejt Spanjës.
“Roma nuk do të shkojë në Spanjë për ndeshjen e Europa League-s kundër Sevillas, për shkak të mosautorizimit nga ana e autoriteteve lokale. Detajet e mëtejshme do të njoftohen nga UEFA.”
Vështirësohet tashmë zhvillimi në mënyrë normale i Europa League-s, një problrm që vjen pas refuzimit kategorik të Getafes për të udhëtuar drejt Milanos, ku është parashikuar përplasja me Interin. Një përplasje e dyfishtë Itali-Spanjë e kushtëzuar nga zhvendosjet ndeshjeve si masë parandaluese për përhapjen e mëtejshme të virusit, që i ka prekur të dy vendet.
https://twitter.com/ASRomaEN/status/1237715671229833216?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1237715671229833216&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fit%2Fnotizie%2Feuropa-league-roma-non-va-siviglia-volo-non-autorizzato%2F19hf52vqrgbl119m9o67kq6730



