Futboll

Emery do te Arsenali, talentin e PSG!

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka hedhur sytë nga ish-ekipi i tij, Paris Saint Germain për të përforcuar skuadrën. Tekniku shpreson që të afrojë nga francezët mesfushorin e talentuar, Christopher Nkunku. 21-vjeçari u aktivizua me ekipin e parë pikërisht gjatë kohës që PSG drejtohej nga tekniku spanjoll, ndaj aftësitë e tij njihen mirë nga Emery. Gjatë këtij sezoni Nkunku ka luajtur në 13 takime me PSG, duke arritur të shënojë edhe 1 gol. Arsenal mendon që ta transferojë francezin në formë huazimi, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 18 milionë paund.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency