Emery kritikohet për startin negativ, fantazisti i Arsenalit e merr në mbrojtje
Sezoni i Arsenalit filloi me një humbje 2-0 ndaj kampionëve të Manchester Cityt dhe më pas me një tjetër disfatë 3-2 në derbin ndaj Chelseat, fundjavën e kaluar. Tifozët dhe kritikët kanë vënë në dyshim taktikat e Emery në të dy ndeshjet e para dhe kanë bërë thirrje për mbrojtje më të fortë.
Por kundër tyre del fantazisti armen Henrikh Mkhitaryan, i cili tregon se skuadra është ende duke u përshtatur me stilin e ri të lojës, që po aplikon Emery, ku organizimi i aksioneve fillon që nga mbrojtja.
“Secili ka mendimin e vet. Ne e dimë shumë mirë se si po luajmë dhe se si duhet të luajmë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të punojmë shumë, të besojmë në veten tonë dhe të përdorim shanset që krijojmë për të shënuar gola. Askush nuk mund ta mohojë se ne po krijojmë shanse të shumta shënimi. Ndoshta ne jemi treguar aq të saktë në finalizim në këto takime të para, por mendoj se gjithçka do të përmirësohet në javët në vijim”, deklaroi Mkhitaryan.



