Futboll

Emirates Stadium, është një super stadium por edhe një strehë për minjtë!

Është padyshim një prej stadiumeve më sugjestionues e më të bukur të botës por fatkeqësisht aspak në mënyrë figurative, është pushtuar nga minjtë. Bëhet fjalë për Emirates Stadium, shtëpinë e Arsenalit, topçinjve të Londrës që prej kohësh është kthyer edhe në shtëpinë e kolonizatorëve brejtës. Ashtu siç raporton Daily Mail, disa muaj më parë gjatë një kontrolli të higjenës është ngritur problemi madhor që po vë jo pak në vështirësi klubin anglez. Inspektorët e higjenës kanë zbuluar praninë e minjve në ambientet kryesore të stadiumit. Arsenali ka dalë më një komunikatë ku lajmëron se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë urgjente, por sigurisht që tashmë autoritetet kanë programuar edhe inspektime të tjera për të parë mbarëvajtjen e operacionit, largim i minjve. I inaguruar në vitin 2006, ndërtimi i këtij stadiumi kushtoi më shumë se 400 milionë euro, duke e kthyer këtë arenë përgjatë viteve të fundit në një nga atraksionet më të mëdha turistike të Londrës pavarësisht çmimit shumë të lartë të biletave për të ndjekur takimet e Arsenalit në shtëpinë e tyre që paradoksalisht ka lënë të lirë hyrjen për miqtë e paftuar. Sa komike aq edhe me nota ironike situata që ka përfshirë një prej stadiumeve më të kushtueshëm në botë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency