Emre Can nuk e sheh të ardhmen në Serinë A
Emre Can do të largohet nga Juventusi, por diçka të tillë do ta bëjë vetëm për një klub jashtë Serisë A. Kështu shkruajnë mediet italiane, sipas të cilave turko-gjermani është duke vlerësuar ofertat nga Paris Saint-Germain apo dhe Bayerni i Mynihut.
Mesfushori nuk është pjesë e listës së lojtarëve që luajnë në Champions League dhe diçka e tillë duket se ka qenë edhe zanafilla e krisjes së marrëdhënieve të tij me trajnerin Maurizio Sarri.
25-vjecari u transferua tek Juventusi në verën e vitit 2018 me parametër zero, pasi kontrata e tij me Livepoolin përfundoi. Me bardhezinjtë Emre Can ka firmosur deri në qershor të viti 2022.



