Futboll

“Ende e ndjek PSG-në”, Nkunku: Ibra është lojtari më i fortë që kam parë ndonjëherë

Sulmuesi i Leipzig, Christopher Nkunku, ka folur së fundmi për ish klubin e tij, Paris Saint-Germain.

Në një intervistë për “Onze Mondial”, Nkunku theksoi se vazhdon ta ndjekë me shumë dëshirë PSG-në, pasi është skuadra ku është rritur, ndërsa theksoi se sipas tij lojtari më i fortë dhe teknik që ka njohur është Zlatan Ibrahimovic.

“Po, unë ende i shikoj ndeshjet e tyre. Është skuadra ku jam rritur dhe ndihem ende shumë pranë tyre. Aty kam luajtur me Ibrahimoviçin, më i forti me të cilin kam ndarë dhomën e zhveshjes. Ai ka një karakter të veçant dhe është shumë teknik, bën lëvizje të shkëlqyera, ka shënuar shumë gola dhe më pëlqen si luan. A jam më i shpejtë se Mbappe? Nuk besoj”,-tha ndër të tjera sulmuesi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency