La Liga

Ende nuk e ka zyrtarizuar, por Barça nxjerr në shitje fanellën e francezit

Barcelona nis të shesë fanellat e një futbollisti të cilin ende nuk e ka blerë zyrtarisht. Klubi “bluagrana” u ka dhënë mundësinë tifozëve për të blerë fanellën me emrin e qendërmbrojtësit francez, Jules Kounde, edhe pse ai nuk e ka hedhur akoma firmën në kontratë.

Një nga historitë më të mëdha të merkatos është pikërisht ajo Jules Kounde. Chelsea dhe skuadra e Xavi Hernandezit ishin sërish në garë për të njëjtin lojtar. Londinezët kishin bërë një ofertë me më shumë garanci dhe me gati dyfishin e pagës për lojtarin.

Një nga pikat kyçe që bindi qendërmbrojtësin e ri është se Xavi ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin për ta bindur atë të veshë fanellën e Barcelonës.

Thomas Tuchel u pyet në fundjavë për situatën e Koundes, por trajneri gjerman vetëm se buzëqeshi kur u pyet për të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency