Ëndërrohet titulli pas 76 vitesh, klubi grek firmos edhe me mbrojtësin e Kombëtares
Arisi i Selanikut është përforcuar shumë në merkato. Pasi siguroi shërbimet e Gervinhos, me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë që firmosi për dy vite dhe do të gjejë tek ekipi grek argjentinasin Juan Iturbe, me të cilin luajti dhe u shpall nënkampion te Roma në vitin 2015, sot ka ardhur edhe firma me Nicolas N’Koulou.

32-vjeçari nga Kameruni ka një eksperiencë të madhe në qendrën e mbrojtjes. N’Koulou ka luajtur me ekipe si Marseille, Monaco, Lyon, Torino dhe Watford, teksa numëron 72 ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Kamerunit, pjesë e grupit G në Botërorin Katar 2022 bashkë me Brazilin, Zvicrën dhe Serbinë.

Mbrojtësi afrikan ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin grek. Arisi ëndërron titullin kampion, që mungon prej vitit të largët 1946. Skuadra nga Selaniku e nisi kampionatin me fitoren shtëpiake 3-0 ndaj Levadiakos.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



