Spanjë

Ëndërron rikthimin e Messi-t, Laporta “lëviz të gjitha letrat” për argjentinasin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron që Lionel Messi të rikthehet në Katalonjë.

Mediet spanjolle shkruajnë se kreu i Barçës do të bëjë gjithçka që është e mundur për të rikthyer legjendën e klubit “blaugrana” në “shtëpi”.

Laporta ëndërron që Messi të luajë sërish për “blaugranat” dhe dëshiron që argjentinasi t’i japë fund karrierës me klubin katalanas si dhe të ‘fshijë’ ato imazhe të trishta dhe të dhimbshme të gushtit 2021, ku u detyrua të largohej për shkak të situatës së rëndë ekonomike.

Megjithatë do të duhet të pritet fundi i këtij sezoni për të mësuar nëse Leo do të rikthehet te Barça apo do të zgjasë qëndrimin e tij te Paris Saint-Germain.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency