Angli

“Ëndrra e fëmijërisë që bëhet realitet”, ukrainasi prezantohet te Arsenal: Fans prej Henry dhe Fabregas

Oleksandr Zinchenko është futbollisti më i ri i Arsenal me “Topçinjtë” që shpenzuan 32 milionë paund për ta transferuar nga Manchester City. Ukrainasi është bashkuar me grupin nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta ndërsa në fjalët e para si një futbollist i Arsenal, thekson se falë transferimit në Londër ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë.

“Para së gjithash dua të theksoj se transferimi te Arsenal është një ëndërr e fëmijërisë që bëhet realitet sepse kur isha i vogël kam qenë një fans i kësaj skuadre. I shijoja në maksimum ndeshjet e Arsenal pasi luanin lojtarë si Henry apo Fabregas. Tani jam shumë i emocionuar që do të përfaqësojë këtë fanellë, jam gati për një sfidë të re.

Nuk jam këtu për të humbur kohë, Arsenal është një klub që është gjithnjë para të tjerëve. Dua të arrij objektiva madhorë dhe shpresoj të fitojmë tituj, do të luftojmë në çdo kompeticion ku marrim pjesë. Skuadra është duke u rritur shpejt dhe mendoj se është koha e duhur për të synuar trofe”, u shpreh Zinchenko.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency