Futboll

Ëndrra e fundit e “Perandorit”: Flamengo-Inter në “Maracana”, dua të luaj përkrah këtij lojtari

Adriano ka një ëndërr të fundit në lidhje me futbollin. “Perandori” ishte i ftuari special i Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë përballë Milanit në “San Siro”, sfidë të cilën e shijoi në maksimum, pasi zikaltrit e Inzaghit fituan 3-0 më 19 prill.

Ish-sulmuesi i famshëm, luajti me skuadra si Interi, Roma, Fiorentina, Parma dhe Flamengo apo Corinthians. Fanellën e kuqezinjve brazilianë e veshi dy herë: në fillim dhe në fund të karrierës, që për fat të keq nuk u ngjit kurrë në nivelin që pritej.

40-vjeçari u tërhoq nga futbolli aktiv në vitin 2016, por ndeshjen e lamtumirës nuk e ka organizuar akoma. Dëshirën e ka të madhe ta luajë në mitikun “Maracana”, në një sfidë mes dy skuadrave të zemrës.

Mendoj se në fund të këtij viti do të organizohet një ndeshje lamtumire për mua”, theksoi Adriano për TNT Sports. Ish-sulmuesi, i cili tani punon si menaxher marketingu i firmës Adidas, dëshiron të veshë për herë të fundit fanellën e Flamengos.

Nëse gjithçka shkon mirë dhe ashtu siç e kemi menduar, ndeshja e lamtumirës do të jetë Flamengo-Inter, në Maracana. Do të ishte diçka e bukur të luajë në sulm me Gabigol. Shpresoj të jem në gjendje ta realizoj këtë ëndërr”, deklaroi Adriano.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency