Futboll

Ëndrra e Izraelit shuhet në finale, Anglia triumfon në Europianin U19

Izraeli shkroi historinë duke shkuar deri në finalen e Kampionatit Europian U19, por nuk mundi të bëjë asgjë përballë Anglisë, pasi “tre luanët” triumfuan me shifrat 3-1 pas kohës shtesë dhe ngritën lart trofeun.

Ishin pikërisht izraelitët që befasuan, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0, golit të Gloch, ndërsa Anglia riktheu baraspeshën në nisje të pjesës së dytë me anë të Doyle, duke bërë që koha e rregullt të mbyllej në barazim dhe skuadrat t’i drejtoheshin minutave shtesë.

Aty ishin “tre luanët” që bënë diferencën, duke shënuar golin e avantazhit me anë të Chukwuemeka dhe më pas 19-vjeçari i Aston Villës, Aaron Ramsey vulosi triumfin në Europian për skuadrën e drejtuar nga Ian Forster.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency