Enea Koliçi: Rrogat i presim, por të paktën po e shijojmë futbollin
Ishte, pa dyshim, lojtari më i mirë në fitoren e Flamurtarit ndaj Kukësit. Portieri Enea Koliçi, në emisionin “Gol pas Goli” deklaroi:
“Ajo që ka rëndësi është fitorja. Kam dalë shumë herë këtu dhe kam thënë që kam bërë vetëm detyrën. Përgëzoj gjithë ekipin dhe falënderoj edhe trajnerin Daja që tha fjalët më të mira për mua.”
Çfarë ka ndryshuar nga janari sa i përket problemit financiar?
Është një temë që na djeg të gjithëve. Nuk ka ndryshuar asgjë, çunat janë pa presion dhe çelësi i suksesit është atmosfera. Jemi të gjithë të bashkuar. Pavarësisht 2500 problemeve që kemi, e para gjë është të shijojmë futbollin që luajmë.
Prisni të merrni pagat nesër?
Kemi dëgjuar shumë të hëna, por ne po presim ditën e nesërme për t’u paguar. Jemi takuar disa herë me presidentin. Tani të hënën apo të martën, pak rëndësi ka, po presim të kalojmë këtë situatë të vështirë.
Ju ngacmuan nga Kukësi?
Jo vetëm kur mbaroi ndeshja, por edhe gjatë ndeshjes. Ngacmimet janë gjithmonë. Unë i kam të gjithë miq, dhe flasim çdo ditë. Ndonjë emër? Rrumbullaku, Musolli…



