Katar 2022

Enrique: Plani nuk ndryshon, duam fitoren, Ibrën s’e kam takuar kurrë

Luis Enrique është i qartë në prag të ndeshjes kundër Suedisë në “La Cartuja” të Sevillas, ku përfaqësueses iberike do t’i mjaftoi barazimi për të mbajtur vendin e parë. “Plani nuk ndryshon, ne do të fitojmë”, – u shpreh 51-vjeçari, duke nënkuptuar që skuadra e tij nuk do të futet në fushë për një pikë.

Sulmi suedez: “Ne e njohim shumë Isakun (sulmues i Real Sociadadit), është një lojtar i fortë dhe shfrytëzon hapësirat. I respektoj rivalët dhe kurrë nuk komentoj keq mënyrën sesi luajnë.”

Prania e Ibrës: “Nuk kam asnjë batutë për të. Nuk jemi takuar kurrë, nuk e di nëse e kam përshëndetur ndonjëherë. Është evidente se ai rrit rrezikun me lojën e tij ajrore. Plani do të jetë i njëjtë dhe loja jonë do të funksionojë kolektivisht”.

Plani i Spanjës: “Plani nuk ka ndryshuar aspak. Ne kemi ardhur këtu duke menduar se duhet të fitojmë dy ndeshje. Duhet të fitojmë. Nuk mendojmë për asgjë tjetër dhe e dimë se do të ketë vështirësi”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency