Premier League

Epoka Guardiola/ Rekordi i veçantë, Foden “parakalon” Leo Messin

Erling Haaland ishte ylli i derbit Manchester City-Manchester United (6-3) me tre gola dhe dy asiste, ndërkohë që edhe Phil Foden zhvilloi një ndeshje madhështore duke realizuar golat e tjerë të kampionëve të Anglisë.

22-vjeçari anglez, një ndër të preferuarit e Pep Guardiolës, është ngjitur në shifrën e 50 golave me ekipin e zemrës dhe trajnerin spanjoll në pankinë.

Britanikja Mirror raporton se me vetëm 22 vjeç e 127 ditë, Foden u bë lojtari më i ri nën drejtimin teknik të Guardiolës që arriti kuotën e 50 golave.

Anglezi “parakalon” në këtë mënyrë Lionel Messin (22 vjeç e 162 ditë), i cili ishte 35 ditë më i vjetër në momentin që u ngjit në shifrën e 50 golave me Pep Guardiolën në stolin e Barcelonës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency