Futboll

Eriksen: Goli ndaj Holandës, “nxemje” para Serbisë

Christian Eriksen u kthye me gol në përfaqësuesen e Danimarkës në miqësoren me Holandën, e humbur 4-2, që pas pësimit të arrestit kardiak në Evropianin e vtit të kaluar. Në prag të testit të radhës ndaj Serbisë, Eriksen deklaron se goli i shënuar ishte “thjesht për nxemje” para sfidës së Kopenhagës, pikërisht në fushën ku për pak humbi jetën.

“Kjo do të jetë edhe më e veçantë”, – tha ai për televizionin danez Kanal 5. – “Goli i së shtunës ishte vetëm për nxemje para takimit të së martës. Do të vrapoj pikërisht në vendin ku ndodhi”.

30-vjeçari, të cilit i është instaluar një defibrillator, një lloj stimuluesi kardiak, mori duartrokitjet e publikut të shtunën, kur e nisi miqësoren me Holandën nga stoli.

Me siguri do të ketë skena më emocionuese të martën, me trajnerin e Danimarkës, Kasper Hjulmand, që ka konfirmuar tashmë se Eriksen do të startojë. Si Danimarka ashtu edhe Serbia janë kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency