Eriksen përgatit rikthimin, skuadrat ku mund të luajë me defribilator në zemër
Christian Eriksen e ka mbyllur përfundimisht karrierën në Italia pas problemeve serioze që pati me zemrën gjatë gjatë Europianit, por mesfushori danez e sheh të hershme tërheqjen nga futbolli. 29-vjeçari ka vendosur të luajë me defribilator në zemër, por kjo nuk lejohej në futbolli italian.
Për momentin, futbollisti danez po stërvitet me Odensen, në Danimarkë, klub që i ka hapur dyert për një rikthimin të mundshëm (Eriksen është formuar si futbollist pikërisht te akademia e kësaj skuadre).
Kjo lëvizje mund t’i japë mundësi që të kapë formën për të qenë pjesë e Danimarkës në Botërorin “Katar 2022”. Një tjetër mundësi për të ardhmen e tij si futbollist e përfaqëson Ajaxi i Amsterdamit, klubi i parë i madh ku ka shkëlqyer (2019-2014), para se të transferohej në Londër te Tottenhami.



