Angli

Eriksen prezantohet te United: Nuk jam këtu prej logos, stili im përshtatet me ten Hag

Christian Eriksen është prezantuar më në fund tek Manchester United teksa veshur me fanellën e Djajve të Kuq, foli edhe fjalët e para si lojtar i anglezëve. Danezi theksoi se nuk është transferuar te Manchester United vetëm prej logos së klubit, por kërkon të jetë protagonist ndërsa shtoi se stili i tij përshtatet me atë të trajnerit Erik ten Hag.

“Kam ardhur te Manchester United për të luajtur futboll, nuk jam këtu vetëm për logon e klubit. Dua të luaj, sigurisht edhe duke folur me trajnerin dhe duke dëgjuar idetë e tij. Në aspektin sportiv ishte diçka e mrekullueshme që mund të përfaqësoj United. Mendoj se stili im i futbollit përshtatet me ten Hag, ose të paktën kështu shpresoj.

Debutim në Old Trafford? Kujtimet në Old Trafford janë nga më të bukurat, krijohet një atmosferë e mrekullueshme. Është vendi perfekt për të debutuar”, u shpreh Eriksen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency