Premier League

Eriksen u rikthye në Premier League, thyen rekordin e Brentford ende pa luajtur

Christian Eriksen përgatit rikthimin e tij të madh në një fushë futbolli ku mungon prej datës 12 qershor të vitit të kaluar kur në ndeshjen e parë të Euro 2020 ndaj Finlandës pësoi një arrest kardiak që i frikësoi të gjithë.

Megjithatë, ky moment është hedhur pas krahëve nga ana e mesfushorit dhe tashmë danezi ka firmosur për klubin e Brentford në Premier League. Ende pa zbritur në fushë, impakti i 29-vjeçarit për Brentford ka qenë tejet i lartë duke qenë se fanellat me emrin e tij janë duke u shitur me një shpejtësi “skëterrë”.

Fansat e Brentford, por edhe të Eriksen kanë nxituar të sigurojnë një fanellë të fantazistit, ndërsa porositë klubit i kanë ardhur edhe nga jashtë Anglisë ku spikasin Australia dhe Korea e Jugut. E gjithë kjo situatë ka bërë që Brentford të vendosë një rekord, teksa të ardhurat financiare kanë rezultuar të majme. Në këtë formë, Eriksen shënon “golin e parë” me Brentford edhe pse ende nuk ka zbritur në fushën e lojës me skuadrën e re.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency