Lajme

Erjon Tola i 36-ti dhe Albin Tahiri i 39-ti në garën e slalomit

Erjon Tola u rendit në vendin e 36-të në garën e slalomit në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. Skiatori shqiptar në dy provat e tij regjistroi kohën 1.57.06 dhe duke përfituar nga fakti që shumë garues nuk i kryen me sukses të dyja provat u klasifikua në një pozicion të mirë mes 108 pjesëmarrësve në garë. E njëjta gjë vlen edhe për përfaqësuesin e vetëm të Kosovës në PyeongChang 2018, Albin Tahiri, që e mbylli slalomin në vendin e 39-të me kohën 2:02.93. Kohët e dy skiatorëve shqiptarë ishin larg kohëve që regjistruan fituesit e garës. Medaljen e artë e meritoi suedezi, Andre Myhrer, me kohën 1:38.99. E argjendta shkoi për zviceranin, Ramon Zenhauersen (1:39.33), ndërsa të bronztën e fitoi austriaku, Michael Matt, me kohën 1:39.66.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency